Inter e Shalke duan Gjimsitin, Atalanta kërkon 10 mln euro

Inter e Shalke duan Gjimsitin, Atalanta kërkon 10 mln euro
Berat Gjimsiti po shkëlqen me Atalantën, duke tërhequr vëmendjen e klubeve.

Pas Beshiktash që e kërkoi atë në janar, duket se vlera e lartë e kartonit si dhe interesimi i klubeve të tjera është bërë pengesë.

Menaxheri i tij, Milosh Malenoviç, pas fitores 3-0 që Atalanta mori ndaj Juves duke eliminuar këtë fundit, thotë se ka interes nga Inter e Schalke 04, por largimi ka një kusht.

“Jemi të kënaqur me paraqitjet te Atalanta, por duhet një ofertë 10 milionë euro që të nisin bisedimet.”

Ai u shpreh jo pak i lumtur me paraqitjet dhe rritjen e mbrojtësit kuqezi, në Seria A.