I “lirë me kusht”, Armir Grima pas burgut kthehet në shtëpi! Foto

I “lirë me kusht”, Armir Grima pas burgut kthehet në shtëpi! Foto
Një ndër portierët dhe futbollistët më të shquar të Vllaznisë ndër vite, i arrestuar dhe pasi vuajti dënimin për disa muaj, ndodhet në arrest shtëpie.

Pas vendimit për të lënë qelinë dalin pamjet e para, teksa Armir Grima, ish-trajneri i kombëtares së ekipit të futbollit të femrave, mbahen në arrest shtëpie.

Ai u ndalua si pjesë e grupit të Shkodrës, me 11 anëtarë, të njohur si banda “Bajri”.

Ndalimi i tij u bë sipas disa përgjime telefonike mes tij dhe Safet Bajrit, për tolerimin e një ndeshjeje mes Vllaznisë B dhe Tërbunit.

Armir Grima, pasi bëri 4 muaj burg,  prej dy javësh ndodhet në shtëpinë e tij, sikurse shihet në foton e siguruar nga TCH, në pritje të një vendimi tjetër për të fituar lirinë.