Guardiola i City-it kërkon "gjeniun" e Real Madrid në skuadër

Guardiola i City-it kërkon "gjeniun" e Real Madrid në skuadër
Duket se Manchester City ka futur në radarët e tij mesfushoren e Real Madrid, Toni Kros.

Sipas asaj që shkruan Don Balon, Pep Guardiola është në kërkim të përforcimeve në mesfushë, duke qenë se karriera e Fernandinhos po vjen drejt perfundimit, dhe në përpjekje për t’i mbajtur gjallë ambicionet për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Vendi i Kroosit në Real Madrid ka qenë i luhatshëm gjatë vitit të fundit dhe mendohet se nëse City vjen me një ofertë fitimprurëse për Realin dhe Krosin, atëherë gjermani mund të përfundojë në Premierligë sezonin e ardhshëm për vlerën e 60 mln eurove.

/f.ç/Albanian Free Press Online/