Greta Koçi nga politika në muzikë: Mbaj kontakte me PD-në...një super-koncert përfundoi me 10 vetë

Greta Koçi nga politika në muzikë: Mbaj kontakte me PD-në...një super-koncert përfundoi me 10 vetë
Greta Koçi u rikthye fuqishëm në treg me hitin “Mas miri” në bashkëpunim me Gold AG, pas një pauze duke qenë se u përfshi në politikë.

Ajo ishte pjesë e strukturave të Partisë Demokratike dhe u shkëput për disa vite nga muzika.

Por a do ketë ndonjë pauzë tjetër për t’u bërë sërish pjesë e strukturave të PD-së?

“Nuk e kam menduar momentalisht. Mendova që jam në moshë, në fuqi për të dhënë shumë. Më ndihmoi Zoti sepse menjëherë pas shkëputjes nga PD-ja, unë realizova këngën “Mas miri” me Gold AG që u kthye në mega hit, është fakt ndonjëherë. Pas katër vitesh pauzë dhe të kthehesh në muzikë, në një treg që është bërë mish mash, është e vështirë të shkëlqesh. Është e çuditshme, por më ndihmoi fati në atë kohë. Nuk e di nëse do kthehem, nuk e kam menduar, por ruaj raporte dhe kontakte, që nga drejtuesit deri tek anëtarët e thjeshtë” – theksoi ajo, e ftuar në “Mos i fol shoferit” në Ora Neës.

Ajo tregoi se si përfunduan nga një koncert “gjigant” në një me 10 veta.

Greta Koçi ka rrëfyer gjithashtu edhe një situatë tepër të sikletshme që pati me disa artistë shqiptarë në Zvicër.

Kemi qenë një herë në Zvicër, u bënë disa vite dhe kam qenë unë, Elita 5, Zanfina, Shkurte Fejza, Manjola Nallbani. U bë koncerti në një pallat sporti. Por në atë kohë secili nga ne mund të mblidhte 2 mijë vetë në një diskotekë tjetër të famshëm. Por të gjithë bashkë mblodhëm 10 vetë. Ishte bërë një super organizim dhe ne thamë këtu do bëhet nami. Organizatori i koncertit u zhduk dy-tre orë. U shqetësuam shumë dhe kur erdhi ai, e pyetëm, si qe puna? Këtu tha, para 2-3 vitesh ka kënduar një grup i famshëm roku dhe rinia kanë prerë damarët dhe ky vend është mbushur dhe mbahet si vend i keq. Ai nga ajo kohë nuk bëri më kurrë koncerte”, u shpreh këngëtarja.