GREQI/ Tragjedi për familjen shqiptare, gjendet i vdekur fëmija 12-vjeçar në bregdetin e Rodosit

GREQI/ Tragjedi për familjen shqiptare, gjendet i vdekur fëmija 12-vjeçar në bregdetin e Rodosit
Një fëmijë shqiptar i moshës 12-vjeçare ka humbur jetën në rrethana ende të pazbardhura në Greqi.

Trupi pa jetë u gjet në bregdet në zonën e Zephyros, fare pranë portit të ishullit të Rodosit.

12-vjeçari është dërguar me shpejtësi për në Spitalin e Përgjithshëm të ishullit, por ka qenë e pamundur për mjekët ta risillnin në jetë.

Autopsia pritet të zbardhë shkaqet e vdekjes, ndërsa Autoriteti Qendror i Portit i Rodosit ka urdhëruar rrethimin e vendit ku u gjet trupi dhe nisjen e hetimeve.

Një grup hetimor ka shkuar në vend dhe ka nisur kërkimin për prova të mundshme të një krimi. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google