Gol dhe asist në Francë, sulmuesi shqiptar në formacionin e javës krah Messit e Mbappesë

Gol dhe asist në Francë, sulmuesi shqiptar në formacionin e javës krah Messit e Mbappesë
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli ka shënuar një herë dhe ka asistuar në fitoren 4-2 të Reims ndaj Montpellier.

23 vjeçari është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Evropë. Në formacionin e përpiluar nga gazeta italiane, Zenelin, shihet krah yjeve si Lionel Messi të Barcelonës e Kylian Mbappe të Paris Saint Germainit.

Në ndeshjen e parë si titullar me klubin e ri Reims, Zeneli ka gjetur golin, të parin personal në Ligue 1, që pas transferimit nga Heerenveen, derisa ka asistuar njëherë. Fillimisht, Zeneli asistoi për Oudin, i cili shënoi golin e barazimit (1-1).

Më pas talenti i Kosovës shënoi personalisht për rezultatin 2-1 nga pika e bardhë. /l.k./

Marrë nga Gazzetta dello Sport