Gjykata, “arrest shtëpie” për ish-sekretaren e Ministrisë së Drejtësisë

Gjykata, “arrest shtëpie” për ish-sekretaren e Ministrisë së Drejtësisë
Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha.

Hoxha ishte pjesë e grupit të 4 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë të arrestuar pak ditë më parë në lidhje me abuzimet me tenderat në burgje.

Këtë të premte Gjykata ndryshoi masën nga arrest me burg në arrest shtëpie për dy zyrtarët Aurel Lamce dhe Arlind Alikaj, ndërsa për tetë të tjerët u vendos masa “detyrim paraqitjeje”.

Njëri nga të akuzuarit, Lysien Ali është ende në kërkim nga policia, ndërkohë që në hetime janë përfshirë edhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë.

Pas këtyre arrestimeve ka pasur akuza të ashpra dhe të ndërsjella mes ministres aktuale të Drejtësisë, Etilda Gjonaj, si dhe disa prej drejtuesve më të lartë të LSI-së.