
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar ndaj akuzave të lëshuara një ditë më parë nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhe, në sallën e Kuvendit.
“Akuzat nuk më ndalojnë dot të bëj detyrën. Unë u sulmova me qëllim për të sulmuar drejtësinë”, tha Gjonaj, duke e konsideruar si politike akuzën e Kryemadhit.
Gjonaj tha se mbështet prokurorinë në luftën ndaj korrupsionit dhe se organi i akuzës nuk duhet të intimidohet nga sulmet.
“Ata që kanë hedhur firmat, të mbajnë përgjegjësi”, tha Gjonaj duke iu referuar arrestimeve dhe hetimeve për abuzimet me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë.
Një ditë më parë, Monika Kryemadhi kishte akuzuar se vala e hetimeve kishte një qëllim dhe synonte “arrestimin e bashkëshortëve të deputeteve, madje edhe të mazhorancës. /a.a/ Albanian Free Press Online/
Foto: Google