Gega-Mema, “pesha” e derbit!

Gega-Mema, “pesha” e derbit!
Dy trajnerët kanë gati formacionet për derbin e së premtes, Tirana-Partizani, por askush prej tyre nuk pretendon se ka epërsi për fditore, pavarësisht diferencës aktuale të dy ekipeve në renditje  

Nga Aranit Muraçi

Pas 23 javëve të para diferenca mes tyre mund të jetë e madhe, plot 21 pikë, por kjo nuk do të thotë asgjë. Këtë e dinë fare mirë trajnerët e Tiranës dhe të Partizanit, si dy ish-lojtarë të dy prej ekipeve që në gjysmë shekulli kanë rivalizuar për jetë a vdekje, në atë që konsiderohet derbi i kampionati shqiptar. Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani do të jetë përplasja e tyre e dytë në karrierën si trajnerë, por Skënder Gega dhe Ardian Mema si lojtarë kanë përjetuar me dhjetëra të tillë. Ndonëse Partizani kryeson bindshëm këtë sezon dhe prej pesë vitesh nuk e njeh humbjen në derbi, me ecurinë e fundit, Tirana dhe trajneri Ardian Mema kërcënon ambiciet e të kuqve në garë për titull. 

Derbi i kësaj të premte do të jetë dhe një sfidë në stol, mes dy trajnerëve që njihen si “zot të shtëpisë”, Ardian Mema dhe Skënder Gega, për shkak të karrierës që ata kanë pasur si lojtarë.  Pritet një spektakël në stadium mes tifozerive të dy ekipeve, me ata të Tiranës që shpresojnë kthesën e shumëpritur, nisur edhe nga fakti që skuadra e tyre ka pasur një ecuri të mirë dhe është me e çliruar në këto momente për të arritur një rezultat pozitiv.

Trajneri Ardian Mema, pas fitores së fundit ndaj Skënderbeut, përveç Oduamadit, i cili mungon prej kohësh, ka të gjithë grupin e lojtarëve në dispozicion.  Ndaj të kuqve pritet  Abibi si gjithnjë në portë, mbrojtja pritet të formohet nga Kërçiku në të djathtë, Turtulli e Imami në qendër dhe Hoxhallari, në të majtë. Në mesfushë janë gati Maveje e Karabeci, e Greca, Hasani dhe Kobinah, ndërsa në sulm i zakonshmi dhe lojtari më në formë Michael Ngoo. Interesi është maksimale dhe pritet që stadiumi “Selman Stërmasi” të jetë i mbushur plot.

Trajneri Skënder Gega, si kundër-përgjigje e ka gati ekipin, prej të cilit pret fitoren, që të bëjë të pavlefshëm mundësinë e Kukësit, rivali kryesor që mban vendin e dytë, dhe pret Luftëtarin me shpresë se Tirana do t’i bëj ndonjë dhuratë për të ngushtuar diferencën aktuale prej tetë pikësh.Në kampin e kuq mungesa e madhe në derbi është ajo e Lorenc Trashit, në vendin e të cilit pritet të luajë Idrizaj.  Porta do t’i besohet Hoxhës dhe para tij përveç Idrizit pritet të aktivizohen: Ibrahimi, Belica e Rexhepi. Në mesfushë Telushi e Atanda, Bardhit dhe para tyre Asani-Mensah me Rubin Hebaj në sulm, autor i një dy-golëshi ndaj Flamurtarit.

 

Kategoria Superiore – java e 24-ët

3 mars

Flamurtari - Kastrioti

14:00 Kamza - Laçi

2 mars

17:00 Teuta - Skënderbeu

14:00 Kukësi - Luftëtari

1 mars

18:00 Tirana - Partizani