Gega: Jusufi nuk ishte në shijet e mia, u ble në situatë dimri....

Gega: Jusufi nuk ishte në shijet e mia, u ble në situatë dimri....
Në konferencën për shtyp përpara sfidës së të dielës, trajneri i të kuqve, Skënder Gega ka hedhur dritë mbi shumë çështje aktuale te kryesuesit e Superligës. 

Sa i përket merkatos, Gega ka pohuar se është i kënaqur, ndërsa ka komentuar edhe çështjen mjaft të debatuar, sulmuesin, teksa Jusufi nuk ka qenë i preferuari i tij por u ble në situatë dimri.

"Personalisht nuk e kam shprehur ndonjëherë që duhet një sulmues. Unë dua ekip që luan në sulm edhe në mbrojtje.Për fatin e mire sot jemi në vend të parë dhe ajo pjesë që bën lojën ofensive, ka bërë detyrën më të mire, shpresoj të rriten edhe si grup të luajnë mire në sulm. E mira s’ka fund. Kemi parë për lojtarë në pozicione të ndryshme, në janar është e vështirë të afrosh dikë që është pa klauzolë, pa kontratë. Nëse do vinte dikush që do bëntë diferencën me pjesën tone që deri tani e ka bërë detyrën perfekte do isha i kënaqur, gjithsesi asgjë s’ka ndodh është i njëjti grup shpresojmë të rritemi dhe të përparojmë më shumë", deklaroi Gega.

Jusufi nuk ka qenë i preferuar për të por sqaron arsyen pse e mori Partizani.

"Jusufi është afruar në moment dimri. Nuk ka qenë i preferuar im, sepse është fusha ajo që do tregoj është i preferuari ekipit ose i një trajneri. Për mua ishte një djalë jashtëzakonisht pozitiv, kishte dëshirë për të luajtur. Për atë periudhë që e patëm u munduam ta shikojmë në detaje, duke i dhënë mundësinë të luaj edhe me ekipin e dytë. Besoj se ka patur pretendimet e veta, krejt normale dhe është shumë e ndershme  Është pretendimi i tij për të pasur një vend të sigurt, por te Partizani asnjëherë nuk ka asgjë të sigurtë pasi nuk kemi kontrata premtuese, thjesht bëhesh pjesë e familjes dhe duhet të fitosh vendin", thas Gega në daljen për mediat. /l.k./

Foto Google