Gati Vetingu në polici, ja emrat e njerëzve që do të kalojnë “në sitë” uniformat blu

Gati Vetingu në polici, ja emrat e njerëzve që do të kalojnë “në sitë” uniformat blu
Vetingu në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe SHÇBA do të nisë javët e ardhshme, duke filluar me rreth 300 drejtues dhe funksionarët e lartë në qendër dhe qarqe dhe për të zbritur më pas në nivelet më të ulëta.

Një skemë e ngjashme me atë të Vetingut në Drejtësi, duke përfshirë një komision vlerësimi dhe një sekretariat teknik.

Sot janë përzgjedhur anëtarët e Komisionit të Jashtëm të vlerësimit dhe sekretariatit teknik

Bordi i Përzgjedhjes përzgjodhi anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit: Ana Kapaj, Artur Baku, Marjeta Gjelaj, Sonila Kadareja, Viktor Bërdo.

Nga kandidaturat e përcjella nga Rektorati i Universitetit të Tiranës u përzgjodhën kandidatët: Ela Kërka, Elda Kuka (Balili), Elida Liko, Ledian Rusta, Mirela Ujkani (Miti)

Anëtarë zëvendësues të anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit u përzgjodhën kandidatët, sipas renditjes: Nertila Sadedini (Murati), Bledar Ilia, Arta Lleshi, Elton Muça

Anëtarë të Sekretariatit Teknik u përzgjodhën kandidatët: Amarildo Kurti, Arta Lleshi, Eralda Bajollari, Erjena Bashari, Erlisa Shkodrani, Floris Muho, Gent Pejo, Gëzim Selmani, Ilva Mitro, Iva Guçe, Klevi Hajdini, Marjana Çela, Marjeta Përlala, Suela Pashaj, Laert Elmazaj.

Inspektoriati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka caktuar si anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, punonjësit: Elvira Dabërdaku, inspektor, Adriana Meko, inspektor, Zamira Gjini, inspektor, Alban Laska, inspektor, Besnik Hodo, inspektor

Anëtarë zëvendësues janë: Dhimitrulla Spiro, inspektor, Vjollca Koçollari, inspektor. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google