Formacionet/ A do të venitet magjia e "El Classicos" pa Messin dhe Ronaldon ?

Formacionet/ A do të venitet magjia e "El Classicos" pa Messin dhe Ronaldon ?
Për "El Classicon" e parë të vitit 2019 dy drejtuesit e klubeve të Barcelonës dhe Realit kanë publikuar formacionet zyrtare.

Ndeshja zhvillohet në "Camp Nou" ku Barca pret Realin në takimin e parë gjysëmfinal të Kupës së Mbretit. Duel që do të jetë i pari prej thuajse 10 vitesh pa dy yjet botërorë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Me portugezin që është larguar drejt Juventuesit, Mesi po vuan nga një dëmtim dhe Ernesto Valverde e ka kursyer 30 vjeçarin, duke e lënë në stol. Në vendin e tij do të aktivizohet braziliani Malcom.

Ndërkohë në krahun tjetër, Vinicius JR do të luaj për herë të parë në jetë një "El Classico" dhe këtë do ta bëj si titullar.

/f.ç/Albanian Free Press Online/