Firmoset vendimi, Urdhri i Stomatologut tërhiqet nga dyfishimi i shërbimeve dentare

Firmoset vendimi, Urdhri i Stomatologut tërhiqet nga dyfishimi i shërbimeve dentare
Urdhri i Stomatologut është tërhequr nga vendimi për rritjen e tarifave për shërbimet dentare.

Pas kundërstimeve të forta nga qytetarët dhe reagimit nga Ministria e Shëndetësisë e cila dërgoi çështjen në gjykata, Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Nikollë Deda firmosi vendimin me 34 vota pro dhe asnjë kundër.

Vendimi është marrë në Asamblenë e Urdhrit të Stomatologëve, e cila ishte po ajo që kishte miratuar listë të re çmimesh në fund të vitit të kaluar.

Vendimi i Asamblesë solli reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë e cila paditi asamblenë në gjykatë.

Teksa Autoriteti i Konkurrencës nisi hetimin për krijimin e një situate monopol.

/f.ç/Albanian Free Press Online/