Filologjiku braktis auditorët një ditë në javë, Shkencat Sociale rinisin mësimin

Filologjiku braktis auditorët një ditë në javë, Shkencat Sociale rinisin mësimin
Gjatë kësaj jave nuk do të ketë mësim në Fakultetin e Histori-Filologjisë, ndërsa një ditë të çdo jave auditorët do të braktisen prej studentëve dhe pedagogëve. Këta të fundit thirrën asamblenë, ku u mor edhe vendimi. Para mbledhjes, synimi mbetej ligji i arsimit të lartë.

Në mbarim të mbledhjes, që zgjati për afro 2 orë, dekani dha një deklaratë për shtyp, ku sqaroi vendimin. “Nga stafi akademik i fakultetit u vendos që kjo javë të shpallet javë proteste, dhenë javët që vijnë protesta do të vazhdojë një ditë në javë, sipas një kalendari, javën e parë të hënë, javën e dytë të martën e kështu me radhë” pohoi dekani i Fakultetit të Histori – Filologjisë, Sabri Laçi. Sipas tij, askush nga studentët nuk i kishte kërkuar të bënte mësim, ndërsa e cilësoi domosdoshmëri rishikimin e ligjit për arsimin e lartë.

Ndërkohë që pedagogët e Shkencave Sociale kanë deklaruar se do të rinisim mësimi, por me anë të një peticioni do ti kërkojnë qeverisë të bëjë ndryshmet e duhura në Ligjin e Arsimit të Lartë.