Fier/Gruaja mbetet e paralizuar prej një muaji, pas sulmit të qenve endacakë

Fier/Gruaja mbetet e paralizuar prej një muaji, pas sulmit të qenve endacakë
Anila Hoxha, kjo është 47-vjeçarja nga lagjja Sheq i Madh në Fier, e cila prej 1 muaj ka mbetur e paralizuar për shkak të sulmit të qenve.

Nuk është rasti i parë që qytetarët bëhen viktima nga sulmet e qenve endacakë.

Ata kanë qenë dëshmitarë të rasteve kur qentë të kenë sulmuar fëmijë dhe të rritur e ndërsa shprehin indinjatën e tyre për rrezikun që u kanoset çdo ditë, në çdo qytet të vendit.

Problematika e qenve endacakë është ngritur disa herë, pasi jashtë çdo kontrolli,  dhe të paushqyer, ata bëhen të rrezikshëm për jetën e njerëzve. Rastet kanë qenë të shumta, aq sa rezultuan fatale për jetën e një 61-vjeçare në Dyshnik të Beratit ditë më parë.

Ka qenë ora 06.00 e mëngjesit kur 47 vjeçarja shkonte ne punë e ndërsa është sulmuar nga qëntë të cilët e kanë rrëzuar në tokë duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në shtyllën kurrizore.

Anila Hoxha, u shpreh lidhur me ngjarjen: Më shqyen nga xhupi. U rrëzova. Nuk jam as për vete dhe as për gjë. Si puna ime mund të jenë edhe gra të tjera.

Bashkëshorti Armando Hoxha i ndodhur në kushtet që nuk mund të përballojë shpenzimet e familjes apo edhe vizitat e bashkëshortes kërkon mbështetje dhe ndihmë për familjen e tij prej 5 anëtarësh.

“Ka një muaj gruaja shtrirë. Nuk kam lekë”, theksoi ai pas ngjarjes.