EURO 2020/ Në mars ndeshja me Turqinë, Panucci po luan “me dy porta”?

EURO 2020/ Në mars ndeshja me Turqinë, Panucci po luan “me dy porta”?
Christian Panucci, pas mbylljes së fushatës së Ligës së Kombeve dhe kontestimeve që mori nga tifozët për lojën e dobët, pavarësisht kritikave të shumta u shpreh se dëshironte të respektonte kontratën deri në vjeshtë, nëse Shqipëria nuk kualifikohet, kur edhe ajo skadon.

Me një pagë rreth 40 mijë euro në muaj, në kontratë FSHF i detyrohet Panucci më pak se 400 mijë euro, shumë kjo, e papërfillshme për Romën, në rast se ai arrin marrëveshjen me klubin e Seria A dhe ndërpret marrëdhëniet në mënyrë të njëanshme me Shqipërinë.

Duhet theksuar se pas largimit, trajneri Panucci nuk ka ardhur më në Shqipëri, madje as për fundvit dhe është shfaqur tepër i rezervuar.

Megjithatë, duket parë se Roma është një shans i artë në karrierën e tij, dhe nga ana tjetër nuk dëshiron të rrezikojë, Panucci po luan “me dy porta”, duke angazhuar kryesisht stafin e tij të ngushtë për të qenë sa më afër kuqezinjve.

Në këtë situatë ndeshjen e parë përballë Turqisë, në mars, mund ta nisim pa trajner!