Elvana Gjata sot ka ditëlindjen! Dhe i shkon një urim i veçantë mes shumë miqve

Elvana Gjata sot ka ditëlindjen! Dhe i shkon një urim i veçantë mes shumë miqve
Elvana Gjata, mbush sot 32-vjeçe. Ajo sot feston ditëlindjen, si asnjëherë tjetër, jashtë vendit, por edhe larg shumë prej miqve të saj.

E larguar nga Shqipëria, pasi siç është e bërë e njohur, u prek nga një ngjarje e rëndë në Tiranë, dy ditë më parë ajo premtoi se falë mbështetjes së fansave të shumtë do të rikthehet së shpejti edhe në angazhime dhe projekte të tjera.

Sot Elvana Gjata me rastin e ditëlindjes, edhe pse nuk ka bërë asnjë veprim publik, ka marrë  sërish shumë urime nga fansat dhe miqtë.

Për ditëlindjen e 32-të, një urim të veçantë asaj ia bëri moderatori Ermal Mamaqi, i cili është mik i ngushtë i saj. “elvanagjataaaaHappyBirthday. We all love you,” i ka shkruar Ermali.

Mbi një projekt të përbashkët Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata do të luajnë në rolet kryesore të filmit “Dy gish mjaltë”, ndërsa këngëtarja po përgatiti projekte të reja muzikore në të ardhmen.

E njohur për shumë këngë që u bën hit, projekti i saj i fundit  “Mike” doli në verë.