Elseid Hysaj në formacion nga minuta e parë, Napoli merr tre pikë me tre gola

Elseid Hysaj në formacion nga minuta e parë, Napoli merr tre pikë me tre gola
Aktivizimi i Elseid Hysaj nga minuta e parë ka rikthyer te fitorja Napolin që mori tra pikë të vlefshme me tre gola të shënuar.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka kaluar pa probleme 3-0 Sampdorian, duke "sulmuar"  sërish Juventusin për titullin e Seria A.

Takimi i luajtur në "San Paolo" u vendos vetëm në pak minuta lojë. Në të 25-tën, Arkadiuz Milik kaloi në avantazh të kaltrit, ndërkohë që pak sekonda më vonë Insigne dyfishoi shifrat. Ndërkohë "kapakun" ia vendosi Verdi, i cili u tregua i saktë nga 11 metra larg.

Me këtë fitore Napoli pozicionohet në vendin e dytë me 51 pikë, 8 më pak se Juventusi, që në mbrëmje pret Parmën në Torino. /l.k./

Foto Google