E punësuar nga Rama për hallet e njerëzve...Anjeza flet për “hallin” e saj ende të pazgjidhur!

E punësuar nga Rama për hallet e njerëzve...Anjeza flet për “hallin” e saj ende të pazgjidhur!
Ajo u bë e njohur disa vite më parë, kur u shpall “Miss Albania”, çka i hapi më pas rrugë edhe karrierës në televizion.

Anjeza Maja, pas disa viteve eksperiencë në ekranet shqiptare, prej pak kohësh ka filluar punë pranë stafit të Kryeministrit Edi Rama.

Rama përmes platformës bashkë-qeverisëse “Shqipëriaqëduam.a”, përmes përzgjedhjes së një qytetari, i cili bëhet edhe pjesë e një reportazhi të shkurtër që drejtohet nga Anjeza, publikon çdo javë zgjidhje konkrete.

Siç dihet Anjeza është mjaft diskrete, ose e rezervuar për jetën personale, madje asnjëherë nuk është dëgjuar për ndonjë lidhje të saj, dhe nga ana tjetër duket se  angazhimet rreth punës i marrin më shumë kohë.

Sot përmes videos që shërndau Kryeministri Rama, Anjeza shfaqet duke ndihmuar në zgjidhjen e problemit të një studenteje të shkëlqyer tek Juridiku.

“Me Drijonën, studenten ekselente që falë Paktit për Universitetin, sot i është bashkuar administratës publike, si edhe me vendosmërinë për të bërë edhe më shumë, teksa qentë lehin më fort, ju uroj një ditë të mbarë,” shkroi Rama, teksa pasqyroi edhe videon me studenten, ku si në çdo javë, me qytetarët e probleme të tjera, ajo insistohej nga Anjeza Maja.

Përveç impenjimeve të fundit në kryeministri, Anjeza Maja, megjithatë mbetet e fokusuar nga mediat.

Moderatorjadhe prezantuesja e disa programeve në “TV Klan dhe “Top Channel” ishte e ftuar në emisionin “You & Me” në Radio NRG, ku edhe ka folur për jetën private.

“Unë s’kam dhënë kurrë një puthje dashurie”, ka thënë ajo. Më pas ka shpjeguar se është single pasi për momentin ka një “krizë meshkujsh”.

“Do të doja të kisha në krahë një mashkull, i cili është në nivelet apo në punën që bëj unë. Besoj tek dashuria. Mund të mos jetë njeriu që kam projektuar në mendjen time personi që do krijoj një marrëdhënie, por mjafton që të bie në dashuri”, u shpreh Anjeza Maja.