Dritan Dajti i shpëton "të përjetshmit", Apeli e dënon me 25 vite burg

Dritan Dajti i shpëton "të përjetshmit", Apeli e dënon me 25 vite burg
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar dënimin me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit.

Dajti është i akuzuar për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës.

Apeli ka pranuar kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burg.

/f.ç/Albanian Free Press Online/