Doka i bën “gjëmën” Kukësit, Tirana “nder” Partizanit, Vlora gjen “paqe” në Gjirokastër

Doka i bën “gjëmën” Kukësit, Tirana “nder” Partizanit, Vlora gjen “paqe” në Gjirokastër
Tirana, rivali historik, duket se  i “dhuron” 15 javë para mbylljes titullin e munguar kampion Partizanit, trofe që të Kuqtë nuk e ngrenë prej 25 vitesh. Fitorja ndaj Kukësit, rivalit direkt të Partizanit, në fushën asnjanëse të Kamzës, ka çuar në tetë pikë diferencën mes Partizanit kryesues dhe Kukësit të vendit të dytë.

Kukësi e kërkoi fitoren gjatë gjithë ndeshjes, por Albi Doka nga një pasiguri në zonën e Kukësit, shënoi golin e fitores për bardheblutë 10 minuta para se të mbyllej ndeshja.  Fitorja largon Tiranën nga rreziku i rënies në një kategori më poshtë.

Partizani fitoi 2-0 një ditë më parë ndaj Kastriotit, në ndeshjen e parë të javës së 21-të.

Teuta e vendit të tretë pret Kamzën dhe ka shansin të barazohet me pikë me Kukësin.

Në Gjirokastër, Luftëtari dhe Flamurtari u ndanë në barazim pa gola.

 

Kukësi-Tirana 0-1

Shënues: Doka ‘82

Kukësi: Frashëri, Teqja, Cuculi, Shameti, Krasniqi, Rrumbullaku (Valdet Rama 71’), Dzaria, Kordeiro, Et’hemi, Rroca (Limaj 73’), Shkurtaj. Trajner. Armando Cungu

Tirana: Abibi, Doka, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Daja, Hasani, Greca, Ngo, Halili (’57 Kërçiku). Trajner. Ardian Mema

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti,

 

Luftëtari-Flamurtari 0-0

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Açka (Demo 67′), Oshafi (Çelaj 56′), Fili, Dunga (Varden 88′). Trajner: Julian Ahmataj

Flamurtari: Koliçi, Liçaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Rapaj, Mustafa (Ymeraj 89′), Musta, Torasa, Kale (Ziaji 90+2′), Batha (Sukaj 81′). Trajner. Ilir Daja

Gjyqtarë: Klodian Shahini, Rejdi Avdo, Enea Pashaj, Olsid Ferataj