Dinamo e viteve ’78, Aleko Bregu: Një foto e rrallë, nostalgji!”

Dinamo e viteve ’78, Aleko Bregu: Një foto e rrallë, nostalgji!”
Pjesë e ekipit edhe Vasillaq Zëri, historia e Dinamos  legjendare

Ishte një brez i artë futbollistësh, që ngriti në peshë dhe mbajti me emocione me mijëra tifozë. Një ndër titujt kampionë e fitoi në sezonin 1977-1978. Ekipi i Dinamos, 18 herë fituese e titullit kampion dhe 13 herë fituese e Kupës së Shqipërisë, tash prej disa sezonesh në kategoritë inferiore, mund të krenohet me historinë e saj të lavdishme.

Vetëm pak ditë më parë u nda para kohe nga jeta ish-sulmuesi i saj legjendar, Vasillaq Zëri, pjesë e skuadrës që u shpall kampione në fillim të viteve ’70.

Për nder të legjendës së Dinamos “Albanian Free Pres” siguron një foto të rrallë të ekipit dinamovit të atij sezoni, ku pjesë ishte edhe Zëri, që fitoi titullin kampion.

Në Foto ekipi i Dinamos së fund-viteve ‘70. Lart: Targaj, Bregu, Luarasi, Çoçoli, Ibërshimi. Poshtë: Përnaska, Dauti, Ballgjini, Sejdini, Zëri. Edhe Aleko Bregu, ish-futbollist i asaj kohe, u shpreh i habitur, “Aleko Bregu: Një foto që nuk e kisha më parë. Nostalgji!”