Dieta me proteina dhe perime me pak kalori

Dieta me proteina dhe perime me pak kalori
 Si të humbni 4 kg në 4 ditë

Proteinat dhe perimet me kalori të ultë janë pikët kyçe të kësaj diete super të shpejtë. Mes perimeve zgjidhen ato me kalori të ulëta. Bëhet fjalë për kungull dhe kunguj të vegjël, selino, lulelakër, marule dhe fasule. Vlera e ulët kalorike e këtyre ushqimeve bën që mund t’i hani në sasinë e dëshiruar dhe që mund të zgjidhin funksionin e rimbushjes së stomakut, dhe heqin sensin e urisë pa spostuar në mënyrë kuptimplotë bilancin kalorik të përditshëm. Përveç të tjerave, perimet kanë funksionin kryesor për të ndihmuar lëvizshmërinë e zorrëve dhe për të furnizuar trupin me vitamina dhe kripëra minerale. Janë proteinat që japin pjesën më të madhe të kalorive të parashikuara në dietën e katër ditëve.

Siç ndodh shpesh në dietat që bazohen në këtë supozim të njëjtë, ekuilibri ushqyes është spostuar në favor të proteinave, nuk stabilizohet me saktësi sasia e ushqimeve të lejuara, për sa i përket mishit. Kufizohet në dhënien e treguesve kryesore, por mund të hahet me një lloj bollëku. Në këtë tip dietash në fakt ajo që ka rëndësi janë reagimet e trupit në prani të ushqimit me shumë proteina. Frutat janë të pranishme në ndonjë masë për të kontribuar në një minimum prurjesh të vitaminave, veçanërisht vitaminën C. Së bashku me perimet furnizohen sasitë e fibrave të nevojshme për funksionin e zorrëve. Më në fund frutat kanë edhe një funksion të vogël shpërblyes, veçanërisht në qoftë se konsumohen në fund të vaktit, si ëmbëlsirë.

 

DITA E PARË

Mëngjesi

Gjysmë greipfrut

Kafe ose çaj pa qumësht, as sheqer

Dreka

Biftek në skarë

Sallatë me domate dhe sallatë jeshile pa erëza dhe vaj

Një mollë

Darka

Dy vezë të ziera

Fasule

Greipfrut

DITA E DYTË

Mëngjesi

Gjysmë greipfruti

Kafe ose çaj pa qumësht, as sheqer

Dreka

Brinjë qengji

Marule, pa vaj dhe erëza

180 gr lëng domate të shtrydhur

Darka

Kungull dhe lulelakër të pjekur (ose të gjalla)

Fasule

Mollë të grira

DITA E TRETË

Mëngjesi

Gjysmë greipfruti

Kafe ose çaj pa qumësht, pa sheqer

Dreka

Pulë të pjekur

Sallatë jeshile dhe selino pa erëza dhe vajra

Darka

Hamburger

Domate të pjekura

180 gr lëng kumbulle natyral

DITA E KATËRT

Mëngjesi

Gjysmë greipfruti

Kafe ose çaj pa qumësht, pa sheqer

Dreka

Dy vezë të ziera

Fasule

180 gr lëng domatesh natyrale

Darka

Biftek në skarë

Sallatë me domate dhe sallatë jeshile, pa erëza

180 gr lëng ananasi natyral