Dhuna ndaj studentëve, Lleshaj debate të forta në Komisionin e Arsimit

Dhuna ndaj studentëve, Lleshaj debate të forta në Komisionin e Arsimit
Seanca dëgjimore në Komisionin e Arsimit me Ministrin e Brendshëm, u shndërrua më shumë në një përballje politike, se sa në një mbledhje sqaruese, për atë për të cilën Ministri Sandër Lleshaj ishte thirrur në Komision. Ministri Lleshaj në më të shumtën e kohës, u detyrua të kthehej në dëgjues të deputetëve që përplaseshin me njëri tjetrin. Përplasjet politike mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, përpos temës së studentëve, u zgjeruan për protestën e 16 shkurtit, ngjarjen e rëndë me të miturën në Kavajë, e deri te protesta e banorëve të Unazës.

Në fakt, në ato pak raste që Lleshaj mundi të flasë mes debateve dhe replikave me deputetët e opozitës, u mundua të sqarojë rastin e ndërhyrjes së policisë disa javë më parë në ambientet e fakultetit ekonomik. Përballë këtyre deklaratave opozita i qëndroi pohimit të saj, se policia kishte shkelur ligjin.