Dhëndri arrestohet gjatë ceremonisë së martesës, tentoi seksin me kamerieren adoleshente

Dhëndri arrestohet gjatë ceremonisë së martesës, tentoi seksin me kamerieren adoleshente
Një 31-vjeçar është arrestuar në Shtetet e Bashkuara me akuzën e sulmit seksual dhe sjelljes së pahijshme.

Ngjarja ka bërë bujë pasi Mateu Aimers u prangos pikërisht gjatë ceremonisë së martesës së tij në Northampton Valley Country Club në Filadelfia.

“Policia ka thënë se ai i ka kërkuar marrdhënie seksuale një kameriereje adoleshente gjatë ceremonisë së dasmës, madje duke e ndjekur edhe në tualetin e lokalit”, raporton Daily Mail.

Vajza ka treguar se dhëndri fillimisht i ka ofruar 100 dollarë për ta puthur dhe, pas refuzimit të saj, e ka ndjekur në tualetin e lokalit.

Më pas e ka nxjerrë në një sallë tjetër, ku ka filluar ta prekë, ndërsa vetë kishte nisur të zhvishej.

E thirrur nga kamerierja, në lokalin e dasmës ka mbërritur policia, e cila ka konstatuar se Aimers po ushtronte dhunë edhe ndaj personave të tjerë.

Dhëndri 31-vjeçar, në gjendje të dehur, ka tentuar të kundërshtojë edhe policinë, e cila e ka nxjerrë nga ceremonia e dasmës me pranga në duar.

Ai është liruar kundrejt pagimit të garancisë pasurore, ndërsa do të përballet me një proces penal në gjykatë.

Avokati i tij, Louis Busico, tha se Aimers “absolutisht i mohon të gjitha akuzat”, shkruan Philadelphia Inquirer. “Ai deklarohet i pafajshëm e tij dhe shpreson të pastrojë emrin e tij kur e gjithë kjo histori të përfundojë”.

Pas kësaj ngjarjeje, nuk është i qartë qëndrimi i bashkëshortes së tij, Kayla, dhe as statusi i tij i martesës. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Daily Mail