Deputetja e PD-së i përgjigjet ministres: Antimafia do t’i marre zonjës dhe qindarkën e fundit të vjedhur në dogana

Deputetja e PD-së i përgjigjet ministres: Antimafia do t’i marre zonjës dhe qindarkën e fundit të vjedhur në dogana
Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, i është përgjigjur ministres së kabinetit “Rama”, Elisa Spiropali, e cila sulmoi sot programin ekonomik të PD.

Në një mesazhi në rrjetin social, Kadiu shkruan: “Zonja 5 milionë euro e doganave paska sulmuar programin ekonomik te PD. Reagimi i saj është thjesht shprehje e frikës dhe panikut që i ka kapur.

Antimafia do t’i marre zonjës dhe qindarkën e fundit te vjedhur ne dogana ndersa ndarja e politikes nga krimi do ta çoje dhe me tej hetimin ndaj saj dhe padroneve te saj. Jane rende, shume rende. Çdo dite u zbulohet një afere korruptive dhe një lidhje e re kriminale ne shitblerje votash. Pas Zërit të Amerikës tani kane zbuluar një tjetër armik të jashtëm: CDU-ne. Por nuk kane pare gjë akoma...tik tak tik tak zonja 5 milionë euro e doganave!” /l.k./