Deputeti socialist: Hajdutë me përmasa të frikshme, po përpiqen që të shpëtojnë kokën nga gjëma e SPAK!

Deputeti socialist: Hajdutë me përmasa të frikshme, po përpiqen që të shpëtojnë kokën nga gjëma e SPAK!
Deputeti i Partisë Socialiste, i qarkut Lezhë, Pjerin Ndreu, thotë se “eksponentë të opozitës janë  të identifikuat si hajdutë me përmasa të frikshme, vrasës, shitës të interesave të vendit, të paaftë që s’kanë bërë një gjë në jetë, “ dhe përmes një postimi në Facebook dhe një fotoje montazh që ka përdorur për kreun e saj Lulzim Basha, ai thotë se përfaqësuesit e opozitës nuk kanë asnjë besueshmeri nga askush.

“Atëherë i bie që po përpiqen që të shpëtojnë kokën nga gjëma që i pret nga SPAK ! Të fala nga ky supermeni i dështimit dhe i gënjeshtrës!,” ka qenë reagimi i deputetit socialist.

Postimi i plotë i Pjrein Ndreut:    

A eshte zhurme per permiresimin e jetes se vendit apo orvatje per te penguar apo zhbere institucionet e drejtesise se re ? Eksponente te opozites jane te identifikuat si hajdute me permasa te frikshme, vrases, shites te interesave te vendit, te paafte qe skane bere nje gje ne jete ! Keshtu qe nuk japin asnje garanci per dite me te mira. Nuk kane asnje besueshmeri nga askush. Atehere i bie qe po perpiqen qe te shpetojne koken nga gjema qe i pret nga SPAK ! Te fala nga ky supermeni i deshtimit dhe i genjehshtres !