Depresioni, ja disa nga shenjat tipike që duhet të ngrenë alarmin

Depresioni, ja disa nga shenjat tipike që duhet të ngrenë alarmin
Depresioni është një gjendje shpirtërore e trazuar ose një gjendje psikike e cila manifestohet me ndryshime negative dhe jotë të njëjta tek çdo individ.

Përveç simptomave të njohura, ka edhe të tilla që shpesh nuk vihen re dhe mund të luajnë rol të madh në shëndetin mendor të individëve të cilat çojnë edhe në humbje të konsiderueshme të energjisë tek ai person.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga depresioni vuajnë 300 milionë njerëz në botë.

Ja disa prej shenjave që nuk duhet anashkaluar:

-Qani për gjëra që nuk ju kanë pikëlluar më parë

-Dilni shumë lehtë nga takti

-Jeni indiferent

-Nuk iu përmbahesh afateve të dhëna

-Keni problem me koncentrim

-Jeni tepër të lodhur

-Keni ndryshim të zërit

-Jeni të pavendosur