Dënimi që “vrau” korçarët/ Skënderbeu si shembull negativ, pjesë e raportit të UEFA-s

Dënimi që “vrau” korçarët/ Skënderbeu si shembull negativ, pjesë e raportit të UEFA-s
“U paraqit edhe një raport vjetor i UEFA-s, që duhej miratuar në Kongresin e djeshëm, nga Komisionet disiplinore.

“Sektori si disiplinës dhe etikës në UEFA trajtoi një total prej 450 çështjesh gjatë vitit të fundit, 49 prej të cilave ishin pjesë e apelimit dhe katër përfunduan para Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (KAS).”

Çështja që spikaste në mënyrë të veçantë përfshinte edhe Skënderbeun, klubin shqiptar të përjashtuar nga aktivitetet e UEFA për sezonin 2016-2017, nën akuzë për përfshirjen në trukimet e ndeshjeve, vendim i cili u mbështet nga CAS. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ende nuk ka marrë në shqyrtim kërkesën e Skënderbeut, për të hequr dënimin që bëri bujë në kontinent.

“Si rrjedhojë e hetimeve të tjera, organet disiplinore të UEFA-s vendosën një përjashtim prej 10 vitesh nga aktivitetet e UEFA dhe një gjobë prej 1 milion eurosh për Skënderbeun”, shkruhet në raportin e UEFA-s, që kjo e fundit u kërkoi vendeve anëtare të miratonin.

Kësisoj bëhet edhe më i vështirë i Skënderbeut për të fituar pafajësinë, por megjithatë, pas dy sezonesh dënimi, juglindorët shpresojnë që ajo të ulet dhe të hiqet të pakën për tre sezone.