DEBATI/ Balla sulmon djalin e Berishës: Yt atë kontrollon errësirën e Drejtësisë, kur do shkosh në Amerikë?

DEBATI/ Balla sulmon djalin e Berishës: Yt atë kontrollon errësirën e Drejtësisë, kur do shkosh në Amerikë?
Një debat në distancë është zhvilluar sot ndërmjet kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe djalit të ish-Kryeministrit Berisha, Shkëlzenit.

Një deklaratë e Ballës i ka hedhur “benzinë zjarrit”.

“Prokuroria të mos pushojë çështjen ndaj Berishës dhe Kalajt për të cilët ne kemi bërë një kallëzim penal. Qytetarët shqiptarë kanë humbur 419 mln euro me kompaninë CEZ. Duhet të përdor këtë moment dhe i bëj thirrje Prokurorisë të vijojë hetimet dhe kjo dosje t’i vihet në dispozicion Prokurorisë Speciale që pritet të krijohet. Nuk mund të na thotë Prokuroria që nuk gjejmë Ndue Kalajn ku eshte kandidat për anëtar në Komunën e Prizrenit. Ne nuk jemi si ata, pasi çdo akuze dhe çështje i shkojmë deri në fund. Akuzat që kemi ngritur qëndrojnë plotësisht”- tha Balla.

Menjëherë ka reaguar Shkëlzen Berisha, i cili i ka kujtuar Ballës se nuk ka asnjë provë për evazion fiskal, sikurse u akuzua.

Ai më akuzonte me udhëtime për persona që unë nuk i njihja. Balla ka udhëtuar me trafikantë droge. Si ka mundësi që taksat e taksapaguesve shqiptarë nuk shkojnë për studentët, por shkojnë tek një person që nuk merr pjesë fare në tender. Mazhoranca nuk e heton. Dalin nëpër televizione dhe gënjejnë se ka një masë sigurie në  gjykatë, ndërkohë që nuk ekziston. Beteja ligjore vijon”, tha Shkëlzen Berisha.

Taulant Balla është përgjigjur përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Shkëlzen! Ti ke të drejtë që vazhdon leh, përderisa akoma drejtësia është mes dritës dhe errësirës dhe errësirën e kontrollon ti me tët atë! Por meqë sot dole nga strofkulla a nuk na thua, kur do shkosh në Amerikë?! Ose më saktë, pse gojët e liga thonë se nuk të japin më biletë për Amerikë as ty dhe as motrës tende, se kunatit jo e jo?!” –shkruan Balla. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google