Çiljeta është më e fortë

Çiljeta është më e fortë
“Femra është si një bustinë çaji, e kupton sa e fortë është vetëm kur e fut në ujë të nxehtë!”. Këto fjalë të Çiljeta Xhilagës janë në fakt një mesazh indirekt për të gjithë ata që e vunë në provë durimin e saj duke u marrë me jetën e saj private. Çiljeta duket një vajzë aq e butë dhe e ëmbël por me këtë shprehje dhe këtë veshje të veçantë, ndoshta ka dashur të transmetojë idenë se ajo është një femër e fortë dhe me durim kalon gjithçka. E kjo na pëlqen shumë.