CAS lë me zemër "të ngrirë" Skënderbeun, ende pa datë për apelimin e dënimit nga UEFA

CAS lë me zemër "të ngrirë" Skënderbeun, ende pa datë për apelimin e dënimit nga UEFA
Skëndërbeu u dënua nga UEFA me 10 vite përjashtim nga kompeticionet evropiane si dhe një gjobë të majme prej 1 milionë eurosh.

Pasi vendimi u apelua nga klubi korçar, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk e ka caktuar ende datën e shqyrtimit të kësaj kërkese.

Në një komunikatë të dalë sot në faqen zyrtare në internet të CAS, nuk ka një datë për gjyqin e Skënderbeut të paktën deri më 9 prill. Vendim disi i çuditshëm ky, duke parë edhe pretendimet e skuadrës korçare që çështja të marrë fund para mbylljes së sezonit futbollistik.

/f.ç/Albanian Free Press Online/