BRUKSEL/ Zjarri përpin banesën, vdesin mes flakëve dy të rinj shqiptarë

BRUKSEL/ Zjarri përpin banesën, vdesin mes flakëve dy të rinj shqiptarë
Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën gjatë një zjarri që ra në banesën e tyre në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Viktimat janë Pelivan Hysaj, 24 vjeç nga Berati dhe Venedik Pirushi, 23 vjeç nga Durrësi.

Mediat belge raportojnë se një zjarr i fuqishëm përfshiu banesën e tyre, që nuk u la mundësi të dalin për të shpëtuar.

Ngjarja tragjike ka ndodhur natën duke u gdhirë dita e shtunë.

Zjarri ka rënë në një papafingo, sipër katit të dytë të një ndërtese.

Zëdhënësi i zjarrfikëseve të Brukselit, Alain Habilsm, tha se automjetet e shërbimit zjarrfikës shkuan menjëherë në vendin e fatkeqësisë, por ndërkohë flakët kishin përpirë banesën dhe nuk ishte e mundur të shpëtoheshin dy shqiptarët.

Ende nuk ka njoftime për shkaqet e zjarrit që shkaktoi tragjedinë e dy të rinjve. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google