Bie ankimimi për shkelmin në kokë të Myler, UEFA ndërshkon Bayern

Bie ankimimi për shkelmin në kokë të Myler, UEFA ndërshkon Bayern
Në prag të supersfidën së Champions League, Bayern Mynih- Liverpool, bavarezët kanë marrë një lajmë të “hidhur”.

UEFA ka rrëzuar ankimimin e Bajernit në lidhje me Tomas Mylerin, që do t’i humbasë të dyja sfidat ndaj Liverpulit për shkak të një skualifikimi.

Lojtari gjerman u pezullua me dy takime pas goditjes me shkelm në kokën e Taljafikos në ndeshjen e fundit në grup ndaj Ajaksit. Bajerni kishte ankimuar vendimin e skualifikimit prej dy ndeshjesh, por UEFA ka vendosur të mos e pranojë këtë ankimim.

/f.ç/Albanian Free Press Online/