Berisha: Rama i jep bursë 100 mijë dollarë, djalit të gazetarit që i nxorri dosjen gjyqësore

Berisha: Rama i jep bursë 100 mijë dollarë, djalit të gazetarit që i nxorri dosjen gjyqësore
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në Ora News, tha se kryeministri Edi Rama i jep bursë 100 mijë dollarë djalit të gazetarit që sipas tij, i ka nxjerrë dosjen gjyqësore.

Këtij që i ka botuar dosjen, këtij ia dërgon fëmijën me 100 mijë dollarë bursë ekselente. I larguar nga universiteti i Vjenës për problematika serioze. Unë nuk mund ta pranoj që paratë publike të jepen në këtë mënyrë se merret peng ai.

Ky e mban peng Edi Ramën. Lexoje pak çfarë thotë në shkrimin e pardjeshëm Ymer Baze. Thotë që dosjen ma ka dhënë Sali Berisha. Pranon që i ka botuar dosjen, pranon që dosja është në Gjykatë dhe i thotë të birit për të cilin unë kam absolutisht respekt.

Është i ati që përdor dramën dhe krimin që ka kryer për t'u viktimizuar. Unë nuk i kam thënë pa e përdorur ai. Nuk ia kam thënë për shkak të të birit.

Sipas tij historia është kjo 19 vjet më parë Mero Baze i boton në gazetën TEMA i boton 2 dosje, dosjen në procesin gjyqësor, ku zotëria thotë se djali nuk është i imi dhe aludon për të atin.

"Unë të atin e tij e kam quajtur Xhelat sepse ka firmosur varjen e Havzi Nelës, por unë nuk jam kurrë dakord që ai të akuzohet në një mënyrë të tillë.  Atë ja publikoi Mero baze, unë po e them këtu se unë nuk e kisha këtë informacion, se po ta kisha nuk o ta kurseja kurrë atij.

Në shkrimin e pardjeshëm Ymer Baze i bie tullë Edi Ramës, i thotë që dosjen ma dha Sali Berisha, por pranon se i ka botuar dosjen, pranon se dosja është në gjykatë. Unë kam respekt për të birin dhe atij do ti kërkoja falje, por një personi që akuzon babin e tij dhe nuk njeh djalin e tij është monstër. I kërkoj falje të birit, sepse i ati përdor krimin që ka kryer për tu viktimizuar. Sa herë ta përdorë Rama kauzën e krijuar”, deklaroi Berisha.

/f.ç/Albanian Free Press Online/