Berisha: Gazi helmues është importuar nga Serbia, e ka sjellë banda e Gjolekë Malajt

Berisha: Gazi helmues është importuar nga Serbia, e ka sjellë banda e Gjolekë Malajt
Ish-kryeministri Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme në oranews se gazi i përdorur nga garda është helmues dhe se ka ardhur nga Serbia.

"E ka sjellë banda e Gjolekë Malajt, një nga banditët e '97-s. Ai ka bërë importin e gazit dhe ato janë gazra të sjella nga një grua. Dhe është gjithçka nëpër banda. Informacionin ma ka dërguar një specialist i ushtrisë së Kosovës, që është i njohur me armatimin e ushtrisë serbe të kohës së Millosheviçit.

Policia e ka në rregullore kur përdor gaz-lotsjellës, por ai gaz përdoret për grupet terroriste. Unë mendoj dhe e paralajmëroj Edvinin, të ketë kujdes se populli i ka të gjitha mundësitë dhe aftësisë për të reaguar në të gjitha mënyrat", deklaroi Berisha.

/f.ç/Albanian Free Press Online/