Berati në pritje të Bashës/Banorët bllokojnë Urën-Vajgurore, mandarinat e pashitura derdhën sheshit

Berati në pritje të Bashës/Banorët bllokojnë Urën-Vajgurore, mandarinat e pashitura derdhën sheshit
Prodhimet bujqësore u kalben për mungesë tregu, ndaj edhe disa fermerë i kanë hedhur në shenjë proteste prodhimet  e tyre në rrugë.

Banorët e Urës Vajgurore, të mbështetur edhe nga dega e Partisë Demokratike protestuan sot për taksat e larta, çmimin e naftës dhe mungesën e subvencioneve për fermerët, madje ata bllokuan urën e Kucit,  ku ndahet Berati me Lushnjën.

Në shenjë simbolike për protestën ata hodhën në rrugë arka me manderina.

I dërguari i Kryesisë së PD-së për Beratin, Eno  Bozdo, u bëri thirrje banorëve të bashkohen në protestën e madhe të 16 shkurtit  në Tiranë.

Në Berat sot rreth orës 16:00  pritet të mbërrijë dhe kryetari i PD-së Basha në vijim të turit të tij të takimeve në rrethe. Basha ishte paradite në Vlorë.