Basha në Rrëshen: Më 16 shkurt t’i japim fund grushtit të shtetit. Protesta edhe në qytete të tjera

Basha në Rrëshen: Më 16 shkurt t’i japim fund grushtit të shtetit. Protesta edhe në qytete të tjera
Mijëra qytetarë i janë përgjigjur sot thirrjes së opozitës për protesta kundër qeverisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar në Rrëshen, për t’u bërë thirrje njerëzve të bashkohen në protestën e 16 shkurtit.

“Zgjedhjet janë asgjësuar, një gjë nuk e ka kuptuar Edi Rama. Kujtojani në 16 shkurt se zot i vendit, pronar i institucioneve nuk mund të jetë kurrë një njeri. Sovrani i institucioneve është populli, janë qytetarët. Ndaj ju ftoj qytetarë dhe qytetare, të gjithë së bashku më 16 shkurt t’i japim fund këtij grushti shteti nga kriminelët që e kanë marrë shtetin dhe institucionet peng”,-

Basha foli për skandalet e qeverisë në vitet e fundit, duke u thënë qytetarëve se shumë funksionarë lokalë dhe qendrorë do të ishin në burg, nëse nuk do t’i mbronte Edi Rama.

Një protestë tjetër është zhvilluar në kryeqendrën e Veriut, në Shkodër.

Qyteraët kanë protestuar kundër bllokimit të investim,eve në këtë qytet, kundër rritjes së çmimeve dhe papunësisë.

“Dy rrugë ka për të rinjtë, ose të bëhën pjesë e bandave kriminale, ose të ikin në Gjermani”, ishte një nga sloganët e protestës.

Protesta në Peshkopi është kryesuar nga deputeti i zonës, Xhemal Gjunkshi.

Ndër pakënaqësitë e shprehura nga qytetarët ishte mungesa e infrastrukturës rrugore si dhe mungesa e ujit te pijshëm.

Ndërsa në Korçë, fermerët janë ankuar se po hedhin poshtë produktet bujqësore, ndërsa qeveria i ka lënë jashtë skemave të subvencionimit.

“Qeveria nuk na jep asnjë subvencion. Lekët e subvencioneve i marrin vetëm 2-3 njerëz të lidhur me pushtetarët”, thanë protestuesit.

Ata gjithashtu protestuan kundër ndërtimit të HEC-eve që thanë se “po helmojnë njerëzit”. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google