Basha-Kryemadhi, konsultimet e fundit para protestës

Basha-Kryemadhi, konsultimet e fundit para protestës
Kryefjalë e muajit shkurt për politikën mbetet protesta e paralajmëruar e opozitës më 16 shkurt.  Edhe sot kreu i opozitës,Lulzim Basha, u pa të afrohej e të bisedonte nga afër me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, rreth organizimit të protestës së përbashkët, për të cilët opozita pretendon se do të ketë surpriza dhe se asgjë nuk mund të parashikohet, se çfarë do të ndodhë pas saj.

Madje Basha paralajmëroi Kryeministrin Rama, të dorëzojë detyrën më 15 shkurt.

Përveç tureve që ka marrë në disa qytete të Shqipërisë, ku po fton qytetarët në protestë, gjatë fjalës së tij në Kuvend, Basha, sulmoi sërish qeverinë.

Vendi është në krizë ekonomike, të drejtat e qytetarëve i dhunoni në mënyrë të pacipë. Ju jeni damkosur si pengesa kryesore për integrimin e vendit. Zgjidhja jonë politike, është një qeveri tranzitore, pa këtë kryehajdut, e cila do zhbllokojë pengmarrjen e demokracisë, por është shansi i vetëm të zhbllokojë hapjen e negociatave, që do të bëhet do të bëhet, nëse nuk arrihet përmes një marrëveshje politike, populli do të vijë të çlirojë këtë sallë, do i fshijë,” –  u shpreh Basha, duke i bërë edhe një thirrje kundërshtarëve politikë. - “Por thirrini arsyes, kujtoni se çfarë u thanë në Berlin. Hapja e negociata për herë të tretë do të humbet nga një emër, ju a bëj jo si kërcënim, por si thirrje; thirrini arsyesh ndryshe nuk do u lini asnjë rrugë tjetër qytetarëve”- tha Basha.