Basha fton kuksianët në protestën e opozitës: T'i japim fund sundimit të Shqipërisë nga pakica

Basha fton kuksianët në protestën e opozitës: T'i japim fund sundimit të Shqipërisë nga pakica
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Kukësit duke i ftuar ata në protestën e 16 shkurtit.

Sipas Bashës, Shqipëria është në prag të grushtit të shtetit dhe Kryeministri ka afat deri me 16 shkurt për ta parandaluar këtë situatë.

“Zgjidhja është e thjeshtë, ti japim fund sundimit të Shqipërisë nga pakica dhe ta kthejmë pushtetin dhe ekonominë në duart e shumicës së shqiptarëve. Dy mënyra ka për ta bërë këtë; e para kutia e votimi dhe e dyta është drejtësia. Të dyja këto kolona të shtetit kanë rënë prandaj e them dhe  e përsëris se Shqipëria është në kushtet e grushtit të shtetit” deklaroi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike premtoi se në qeverisjen e tij brenda dy viteve do ti jepet fund kompensimit të ish-të përndjekurve politikë, do të ulet me 30 lekë çmimi  i naftës dhe do të heqë taksën e Rrugës së Kombit.

Sipas Bashës taksa në rrugën e kombit është vënë t'i ndarë banorët nga pjesa tjetër e Shqipërisë dhe se është projekt i Beogradit.

Basha ftoi kuksianët që në 16 shkurt të marshojnë drejt Tiranës në protestën përpara Kryeministrisë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/