Basha fton durrsakët në protestën e opozitës: Pushteti ka punuar me Dakon dhe bandat

Basha fton durrsakët në protestën e opozitës: Pushteti ka punuar me Dakon dhe bandat
Gjatë një takimi në Durrës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar banorët ti bashkohen protestës që do të zhvillohet në 16 shkurt në Tiranë.

Gjatë bisedës Basha ka theksuar se bizneset janë vënë në vështirësi për shkak të taksave të larta dhe mungesën e shitjeve.

Duke u ndalur sërish në dosjen "339", kreu i opozitës shprehet se tashmë Rama ka shpallur armik dhe Zërin e Amerikës.

“Siç e demaskoi dhe Zëri i Amerikës duke faktuar dhe akuzat e PD. Pushtet i cili ka punuar nga aleanca e Vangjush Dakos me bandat e krimit, aleanca e Edi Ramës me drogën dhe krimin”, deklaroi Basha.

Pasi ka dëgjuar shqetësimin e durrsakëve, Basha u ka kërkuar të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit, e cila do të zhvillohet në Tiranë./f.ç/Albanian Free Press Online/