Barça dhe Real ndahen në "paqe", kualifikimit i Kupës së Mbretit zgjidhet në "Bernabeu"

Barça dhe Real ndahen në "paqe", kualifikimit i Kupës së Mbretit zgjidhet në "Bernabeu"
“El Classico” i parë i vitit 2019 nuk ka njohur fitues me Barcelonën dhe Real që janë ndarë në “paqe” me rezultatin 1-1.

Gjysëmfinalja e parë e Kupës së Mbretit ishte mjaft emocionuese pasi të dy skuadrat luftonin në fushë pa yjet Ronaldo e Messi, njëri i larguar përfundimisht drejt Juventus e tjetri në stol për shkak dëmtimi.

Në "Camp Nou" ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh. Pasi mori një asist fantastik nga Benzema, sulmuesi i talentuar, Lucas Vasquez shkundi rrjetën. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që reagimi i Barcelonës erdhi që në minutat e para të fraksionit të dytë.

Ishte asi nën mëngë i Valverde, Malcom ai që gjeti fundin e rrjetës madrilene, pavarësisht tentativave të dështuara të mbretërorëve. Vetëm 27 minuta lojë për Leo Messin, me "pleshtin" që bëri lëmsh skuadrën madrilene, por pa arritur të bëj diferencën. Gjithsesi rastin më të pastër për gol e kishin madrilenët, me Gareth Bale që kishte në këmbë rastin e artë, por u bllokua në momentet e fundit nga Pique.

Një rezultat që shtyn kualifikim për në takimin e dytë, atë të "Santiago Bernabeu" më 27 shkurt.

/f.ç/Albanian Free Press Online/