Ato duan dëborën!

Ato duan dëborën!
Pavarësisht se festat e fundvitit tashmë janë larg, tundimi për të shkuar në vende malore është i madh.

Një pjesë e personazheve publikë zgjedhin të mos humbasin disa ditë në natyrën e mbuluar me të bardha.

Morena Taraku nuk ka shkuar shumë larg dhe ka zgjedhur Brezovicën, një nga vendet që këtë dimër është shumë në modë.

Por edhe pse ftohtë, ajo nuk rri dot pa treguar një pjesë të belit të paveshur.

Ka zgjedhur luksin dhe vendet e shtrenjta Fraçeska Jaçe.

Ajo me peliçe e shumë elegante pozon nga Italia, nga Kortina ku dihet se shkojnë shumë personazhe publikë nga e gjithë bota.

Ndërsa Ledina Çelo e cila kalon në të ftohtë një pjesë të madhe të jetës, duke qenë se jeton në Gjermani, ka pozuar e zhveshur në dëborë nga Tiroli.