ANGLI/ Barazimi dramatik, serbi Matiç “fresk” me familjen në dëborë 

ANGLI/ Barazimi dramatik, serbi Matiç “fresk” me familjen në dëborë 
I veshur trashë, Nemanja Matic  pozoi me gruan Aleksandra dhe fëmijët para një “njeriu prej dëbore”, që i kishte veshur fanellën e Manchester United, një ditë pas barazimit 2-2 kundër Burnley, në “Old Tratford” , rezultat që i dha fund ecurisë prej tetë fitoreve radhazi për Djajtë e Kuq.

“Uroj një ditë të këndshme,” tha mesfushori serb për tifozët, teksa luajti 90 minuta në barazimin e fundit.

Pogba dhe Lindelof shpëtuan në pesë minutat e fundit United nga humbja, pasi miqtë ishin në epërsi 2-0. Humbje dëshpëruese edhe për City, 2-1 ndaj Njukasëll, në garë me Liverpoll për titull.