Ambasadori Soreca përgëzon përmbylljen e operacionit "Rruga e gabuar"

Ambasadori Soreca përgëzon përmbylljen e operacionit "Rruga e gabuar"

Pas përmbylljes me sukses të operacionit "Rruga e Gabuar', ku ranë në pranga 32 persona, ka ardhur reagimi i Ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Ambasadori përmes një postimi në rrjetet sociale e konsideron si "Operacion i rëndësishëm i policisë" këtë operacion policor.

"Operacion i rëndësishëm nga @PoliciaeShtetit në bashkëpunim me partnerët kundër personave që janë duke u përfshirë në krime nw Shtetet Anëtare të BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Lufta kundër të krimit organizuar prioritetit", shprehet ndër të tjera ambasadori Soreca.