Aktori i Portokallisë sqaron "akuzat e tradhtisë" ndaj së dashurës: Isha në avion kur...

Aktori i Portokallisë sqaron "akuzat e tradhtisë" ndaj së dashurës: Isha në avion kur...
Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka treguar përmes një videoje se çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit, ndërsa kanë marrë “dhenë” akuzat e tij në Instagram për të dashurën që e kishte tradhtuar, madje duke patur katër lidhje paralele.

Veleshnja thotë se ka qenë për 13 orë në udhëtim drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjatë kësaj kohe faqja e tij në Instagram ishte keqpërdorur, pasi dikush i kishte vjedhur pasuordin.

Fotot dhe shënimet denigruese janë fshirë nga rrjetet sociale dhe aktori thotë se ai ka mundur të rimarrë pasuordin, ndërsa ndodhej në Uashington.

“Mua ma kanë hakuar faqen, nuk e di pse mi kanë bërë këto pisllëqe… i kërkoj shumë faje, megjithatë, Instagrami ishte hakuar. Nuk e di kush janë këta dashakeqës, por nëse i gjej, u kam lënë Allahun dhe policinë.. na falni për shqetësimin se mund të ketë pasur edhe ofendime. Tani po i shoh, po mi sjellin njerëzit disa gjëra. Ma kanë bërë këtë lojë, por kësaj radhe do ta kalojë në prokurori se nuk bëhet më kështu. Nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Turp i madh”, thoptë Veleshnja në një video të postuar në rrjetet sociale.

Por në disa minuta “fjalim”, teksa ka thënë “i kërkoj shumë falje”, aktori nuk ka thënë se kujt i kërkon falje, duke lënë diçka evazive mes së dashurës së sulmuar dhe fansave për “ofendime”.

Gjatë gjithë videos së transmetuar, ai nuk e ka përmendur në asnjë rast të dashurën ose ish-të dashurën, duke mos u prononcuar nëse lidhja mes tyre vazhdon apo ka marrë fund.

Rezart Veleshnja është një ndër aktorët më të spikatur të spektaklit humoristik “Portokalli”. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google