Zgjedhja e Pelosit në krye të Kongresi amerikan, Balla: Një mike e madhe e Shqipërisë

Zgjedhja e Pelosit në krye të Kongresi amerikan, Balla: Një mike e madhe e Shqipërisë
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka përshëndetur zgjedhjen e Nancy Pelosit si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA. N

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e quan Pelosin një “mike të madhe të Shqipërisë”.

“Një mike e madhe e Shqipërisë siç është Nancy Pelosi sapo u zgjodh në krye të Kongresit amerikan. CONGRATULATIONS”, shkruan kreu Balla në Facebook.

Demokratja Nancy Pelosi e Kalifornisë u votua si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, duke u rikthyer në postin që mbajti nga viti 2007 deri në 2011. Ajo është e vetmja grua e zgjedhur si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve dhe është personi i parë në më shumë se 60 vjet që vjen për herë të dytë në këtë post./

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: