Vrasja e studentes greke, ndaj të riut shqiptar akuza të reja për ngacmim seksual

Vrasja e studentes greke, ndaj të riut shqiptar akuza të reja për ngacmim seksual
Shqiptari i arrestuar për vrasjen e studentes greke në ishullin e Rodosit, akuzohet edhe për vepra të tjera që lidhen me ngacmimin seksual.

Mediat greke shkruajnë se ndaj 19-vjeçarit me origjinë shqiptare, Aleksandër Luca, ka ankesa nga tri vajza, njëra prej të cilave thotë se është abuzuar seksualisht prej tij. Madje, edhe një djalë pretendon se është ngacmuar seksualisht nga 19-vjeçari, i cili thuhet se ka tentuar ta përdhunojë.

Megjithatë, të tria vajzat nuk kanë vazhduar me një padi formale në organet e drejtësisë.

I riu shqiptar bashkë me një 21-vjeçar akuzohen për vrasjen barbare të studentes greke, e cila pasi u godit me hekur në kokë u hodh në det e gjallë, ku edhe gjeti vdekjen. /l.k./

Marrë nga newsit.gr

Shpërndajeni me miqtë tuaj: