Vrasja e bujshme në kryeqytet/ Griselda Gjikolaj u përndoq derisa u qëllua me 2 plumba në kokë

Vrasja e bujshme në kryeqytet/ Griselda Gjikolaj u përndoq derisa u qëllua me 2 plumba në kokë
Dosja e prokurorisë për vrasjen që tronditi Tiranën pak ditë para ndërrimit të viteve ka tashmë mjaft detaje të ngjarjes.

Vrasësit e dyshuar të vajzës 19 vjeçare, Griselda Gjikolaj dhe plagosjes së Erjon Bengajt mbrëmjen e 26 dhjetorit të 2018, në zonën e Laprakës në dy minuta mundën ta realizonin planin e tyre kriminal.

Ndaj të dyshuarve të ngjarjes, Robert Perpepajt dhe Ronald Muzhaqit, rëndon akuza e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese ndaj dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim.

Konflikti sipas prokurorisë ka pasur një kalavar të gjatë përndjekjesh, përplasjes fizike deri sa kulmi mbërrit tek ekzekutimi me dy plumba në kokë i vajzës e cila humbi jetën pa mbërritur në duart e mjekëve.

Skena e krimit që tronditi kryeqytetit funddhjetorin e vitit që sapo lamë pas u rindërtua nga hetuesit, bazuar në rrëfimet e të mbijetuarve të atentatit dhe pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së bizneseve të zonës, ku dukej qartë çdo lëvizje e autorëve. /l.k./

Foto Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: