Vjedhja në Pashaliman, reagon Shtabi i Përgjithshëm i FA: Papërgjeshmëria, nuk mund të njollosë figurën tonë

Vjedhja në Pashaliman, reagon Shtabi i Përgjithshëm i FA: Papërgjeshmëria, nuk mund të njollosë figurën tonë
Lidhur me vjedhjen e disa armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë ka reaguar edhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Në një deklaratë për mediat, FA thotë se kjo është një ngjarje e shëmtuar dhe se përgjegjësit do të ndërshkohen.

"Që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare. Theksojmë edhe një herë se, papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare", thuhet një njoftim.

Ndërkohë Policia Ushtarake referoi dokumentat për ndjekje penale në Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: